Willian & Eden Hazard
Willian do të rikthehet shumë shpejt për të luajtur në kampionatin brazilian. Ish-ylli i Chelsea dhe Arsenalit, thuhet se është shumë pranë transferimit në ekipin e Gremios si lojtar i lirë.
Siç raportohet nga mediat britanike, sulmuesi 37-vjeçar që është aktualisht pa ekip, ka arritur marrëveshjen me klubin e tij të ri. Ditën e sotme, Willian do të udhëtojë drejt Brazilit për të kryer vizitat mjekësore.
Bëhet me dije se ish-sulmuesi i Chelsea ka refuzuar oferta nga Arabia Saudite dhe MLS-ja për t’u transferuar te Gremio. Aktualisht, vlera e Willian në “Transfermarkt” është 750 mijë euro.
Poll