Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Dhuratë e veçantë për fundvit, Jamal Musiala gëzon bavarezët

Shkruar nga NEWSPORT
Dhuratë e veçantë për fundvit, Jamal Musiala gëzon
Jamal Musiala

Jamal Musiala është padyshim një nga lojtarët kyç të Bayern Munich. Klubi gjerman po punon fort për ta mbajtur përtej vitit 2026, kur i skadon kontrata aktuale dhe po mendojnë për rinovimin.

Tashmë rinovimi i kontratës raportohet të jetë shumë afër. Musiala dhe Bayern mund të mbyllin gjithçka pas Krishtlindjeve, me fantazistin gjerman që është i gatshëm të hedhë firmën mbi kontratën e re.

I pyetur nga “Süddeutsche Zeitung” nëse rinovimi do të ndodhte pas Krishtlindjeve, Musiala ka thënë: “Le të shpresojmë”, duke gëzuar të gjithë bavarezët.

Kujtojmë që në këtë sezon me fanellën e Bayern, 21-vjeçari ka qenë protagonist absolut në 22 ndeshjet e luajtura. Ai ka shënuar plot 14 gola dhe ka asistuar në 6 të tjerë.

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga