
Gjermania
David Raum është larguar nga kombëtarja gjermane dhe nuk do të jetë në dispozicion të Julian Nagelsmann për dy ndeshjet e ardhshme kundër Bosnje-Hercegovinës dhe Holandës, të vlefshme për Nations League.
Futbollisti i Leipzig ka pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës në ndeshjen e funditnnë kampionat. Në këto kushte largimi i tij nga Kombëtarja ka lënë një boshllëk dhe Nagelsmann ka vendosur ta zëvendësojë em Robin Gosens.
Ky i fundit rikthehet te Gjermani pas 1 viti. Ndeshja e fundit me “Panzerat” ka qenë knë barazimin 2-2 kundër Meksikës në tetor të vitit të kaluar. Tashmë mbrojtësi do të veshë sërish fanellën e gjermanëve për dy sfidat e radhës.
Poll