Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Del lojtar i lirë në fund të sezonit, gati kontrata e re për Lionel Messin

Shkruar nga NEWSPORT
Del lojtar i lirë në fund të sezonit, gati kontrata e re për
Lionel Messi/ © Credits twitter.com/InterMiamiCF

Lionel Messi prej më shumë se 1 viti luan në Amerikë te skuadra e Inter Miamit. Argjentinasi u transferua në MLS gjatë verës së vitit të kaluar, teksa vazhdon të jetë protagonist me paraqitjet e tij te amerikanët.

Palët kanë kontratë të vlefshme deri në fund të këtij sezonit dhe në qershor Messi del lojtar i lirë. Por pavarësisht kësaj, te skuadra nga Florida kanë nisur punën për të bërë të mundur qëndrimin e Messit dhe rinovimin e kontratës.

8 herë fituesi i “Topit të Artë” sipas “Tyc Sports” pritet që zgjatja e kontratës të bëhet dderi në qershor të vitit 2026. Gjithsesi Messi ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë të luajë apo jo, teka në horizon është edhe Kupa e Botës 2026. Ky turne do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga