
Një nga lojtarët më të mirë në historinë e Spanjës dhe ish-i i Barcelonës, David Villa, u intervistua nga “MARCA” pasi vizitoi ambientet e Federatës së Tenisit të Katarit për të marrë pjesë në “Major Premier Padel”, një turne padel, pasioni i tij i ri. Temat e trajtuara ishin padyshim Real Madridi pas daljes së tyre nga Championsi dhe Barcelona që do të përballet me Interin.
“Real-Arsenal? Unë mendoj se Arsenali zhvilloi një lojë të shkëlqyer, ata nuk e lejuan Madridin të provonte përmbysjen e madhe. Për mua çelësi ishte ndeshja e parë. Dje ishte shumë e komplikuar, pavarësisht historisë së tyre të rikthimeve. Arsenali kishte një avantazh të rëndësishëm
Barcelona në gjysmëfinale? Ndjenja është shumë e mirë. Jam shumë i kënaqur me mënyrën se si po shkojnë gjërat, jo vetëm në aspektin e rezultateve, por edhe me lojën dhe atë që po shprehin në çdo kompeticion. Si tifoz i Barçës, nuk mund të mos e shijoni këtë sezon”, e mbylli Villa.