Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Cristiano Ronaldo “sheik” jashtë fushe, ylli portugez "nuk di" nga t'i çojë paratë (SHIFRA)

Shkruar nga NEWSPORT
Cristiano Ronaldo “sheik” jashtë fushe, ylli portugez "nuk
Cristiano Ronaldo/ © Credits instagram.com/alnassr/

Duket se Cristiano Ronaldos nuk po ndahen rekordet as jashtë fushave të blerta. CR7 bëhet futbollisti i parë bilioner në histori.

Sipas "Bloombergbusiness" 40-vjeçari portugez ka arritur shifrën e 1.4 bilionë dollarëve. Pesë herë fituesi i "Topit të Artë" dhe një nga lojtarët më të mirë në gjithë historinë e futbollit nuk ka dhënë një koment për këtë temë në intervistën e tij të fundit.

Sakaq ai është fokusuar më tepër tek karriera duke deklaruar se tërheqja e tij nga futbolli është ende larg.

Ronaldo ka thënë se dëshiron të luajë edhe për disa vite të tjera dhe mbi të gjitha të plotësojë dhe një nga ëndrrat e tij, të luajë me të birin e tij një ndeshje zyrtare.

Poll

Lexo gjithashtu