Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

VIDEO/ Chelsea dominon ekipin e Gripshit, londinezët fitojnë në transfertën e ftohtë kazake

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Chelsea dominon ekipin e Gripshit, londinezët fitojnë në
Chelsea

Ka përfunduar takimi hapës i javës në Ligën e Konferencës. Chelsea ka fituar përballë ekipit të Astanës me rezultat 1-3 në transfertën kazake.

Londinezët dominuan të gjithë sfidën kundër ekipit të shqip[tarot Nazmi Gripshit. Blutë e nisën në mënyrë spektakolare me dy gola për 4 minuta nga Guiu në të 14-tën dhe në të 18-tën. Spanjolli ishte heroi i ekipit anglez me dopietën personale. Të tretin për skuadrën e Marescas e vulosi Veiga në të 39-tën.

Po ashtu, kazakët patën mundësi të shënonin golin e nderit, i cili po ashtu u shënua në pjesën e parë. Tomasov realizoi për të verdhët në minutën e 45-të.

Shqiptari, Gripshi luajti për 88 minuta edhe pse nuk ra në sy.

Kështu, ekipi i Premier League fiton në sfidën në Kazakistanin e largët, në temperatura shumë të ftohta.

Goli i parë i Chelsea

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga