Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

CONFERENCE/ Partizani dhe Egnatia kërkojnë fitoren në transfertë, 2 ekipe të tjera shqiptare zbret në fushë (SFIDAT)

Shkruar nga NEWSPORT
CONFERENCE/ Partizani dhe Egnatia kërkojnë fitoren në
Conference League/ Partizani - Egnatia

Mbrëmjen e sotme do të luhet të tjera ndeshje në Conference league që janë të vlefshme për raundin e dytë të këtij kompeticioni. Është radha e Partizanit dhe Egnatias për të kërkaur fitoren në sfidën e parë të këtij raundi.

Gjithçka do të nisë me duelin mes Iberia 1999 dhe Partizanit. Një sfidë shumë e rëndësishme për të kuqtë që do të kërkojnë fitorën në transfertë për të qenë më afër kalimit në fazën tjetër. Kjon përballje do të startojë në orën 18:00 dhe do të zhvillohet në “Mikheil Meskhi Stadium” në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Ndërkohë në orën 20:45 do të jetë Egnatia që do të marrë vëmendjen në Conference League. Rrogozhinasit do të sfidohen me Vikingur Reykjavic në stadiumin “Víkingsvöllur”. Kampionët e Shqipërisë do të synojnë një rezultat pozitiv në këtë turne për të shpresuar deri në fund në kalimin në fazën tjetër.

Gjithashtu ditën e sotme në fushë do të zbresë edhe një tjetër ekip shqiptarë. Bëhet fjalë për Llapin që do të përballet me Brondby në orën 19:00. Llapjanët do të luajnë po në transfertë, kun ë stadiumin “Brondby” në Danimarkë do të kërkojnë një rezultat pozitiv.  

Edhe Drita do të luajë mbrëmjen e sotme. Ekipi shqiptar do të duelojë në transfertë me Breidablik, takim që do të startojë në orën 21:15. Ky duel do të zhvillohet në “Kópavogsvöllur” në Islandë.

CONFERENCE/ Partizani dhe Egnatia kërkojnë fitoren në
Ndeshjet e ekipeve shqiptare ne Conference League

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga