
Real Betis - Gent
Kanë përfunduar 4 ndeshjet e orës 18:45 të Conference League. Sfidat e kthimit të vlefshme për fazën “play-off” sollën edhe surpriza.
Kundërshtarët e Egnatias gjatë kualifikuesve të rrugëtimit europian, Borac Banja Luka barazuan 0-0 me Ljubljana, por kishin fituar 1-0 në sfidën e parë, duke shkuar më tej.
Në ndeshjet e tjera, Real Betis u mposht 0-1 nga Gent, por kaloi më tutje pasi kishte fituar 3-0 sfidën e parë. Në krahun tjetër, skuadra e Pafos fitoi 2-1 kundër Omonia dhe u kualifikua.
Ndërsa ndeshja mes Heidenheim dhe Copenhagen ka përfunduar 1-3, rezultat që kualifikon këta të fundit.
Poll