
Conference League
Kanë përfunduar ndeshjet e orës 21:00 të mbrëmjes së sotme në Conference League. Sfida mjaft interesante u zhvilluan në këtë orë.
Celja ia doli që të fitonte në transfertë 2-0 përballë APOEL duke u kualifikuar më tej në këtë kompeticion. Ndërkohë që skuadra e Jagiellonia fitoi 3-1 përballë TSC, duke iu bashkuar Celjas në fazën tjetër.
Në ndeshjen tjetër, Panathinaikos fitoi në fund 2-0 përballë Vikingur Reykjavik, me grekët që vazhdojë më tej. Ndërsa sfida Shamrock Rovers – Molde përfundoi 4-5 pas goditjeve të penalltive.
Poll