“Arena e Demave” është stadiumi i Partizanit. Kryeqytetasit nuk po e gëzojnë si duhet shtëpinë e tyre, që përdoret prej 2 vitesh.
Përveç se akoma nuk është mbaruar plotësisht si kompleks, fusha e stadiumit nuk është me bar natyral. Zona afron kushtet perfekte për mirëmbajtjen e fushës, por faktorë të tjerë po pengojnë ndryshimin e saj.
Partizani u stërvit me ngarkesë të plotë në Pogradec këtë verë duke mos pësuar asnjë dëmtim. Me t’u kthyer në Tiranë, pikërisht te “Arena e Demave”, nisën shqetësimet fizike te lojtarët.
Kështu 3 titullarë kanë shfaqur aktualisht probleme te kryeqytetasit. Bëhet fjalë për Taipin, Sembenen dhe Muratajn.
Këto 3 lojtarë mund të përkthehen në mungesa përballë Marsaxlokk, teksa vetëm Murataj mund të bëjë sforco për të luajtur. Ndeshja në Europë ndërkohë për turin e parë të Conference League është vendimtare.