Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

VIDEO/ Zhegrova me shokë gjunjëzojnë Mourinhon në Turqi, trajneri portugez përshendet me Champions League

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Zhegrova me shokë gjunjëzojnë Mourinhon në Turqi,
Lille

Jose Mourinho është përshëndetur me Champions League për këtë sezon, pasi Lille eleminoi Fenerbahcen. Gjithçka u vendos me “extra-time” në Turqi ku Lille ktheu një penallti në gol për të kaluar më tej dhe pse barazoi 1-1.

Fenerbahce besoi te përmbysja e madhe, pas autogolit të Lille në minutën e 91. Gjithçka shkoi më pas në shtesa, teksa kujtojmë se në Francë klubi i Lille fitoi 2-1.

Rol të rëndësishëm luajti Edon Zhegrova në turin e tretë kualifikues të Champions League. Sulmuesi i Kosovës shënoi në Francë. Tashmë Fenerbahce do të luajë në turin final për një vend në Europa League, ndërsa Lille shpreson për një vend në grupet e Champions.

Goli i Lille me penallti në minutën e 116:

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga