Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

VIDEO/ UEFA bëhet "lëmsh" në Champions League, lojtarët nuk mbajnë dot të qeshurat

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ UEFA bëhet "lëmsh" në Champions League,
Futbollistët duke qeshur gjatë momentit kur u dëgjua himni i Europa league

Dueli mes Villareal dhe Copenhagen, u mbyll me rezultatin 1-2, në favor të danezëve. Një sfidë kjo e cila nuk ishte dhe aq e qetë. Duke u rikthyer në fillim të përballjes, një detaj i cili bën “zhurmë”, padyshim është dhe incidenti i himnit.

Kur dy skuadrat duhet të vijoni me ritualin e himit, në stadiumin “Estadio de la Ceramica” u dëgjua himni i Europa League dhe jo ai i Champions League.

Moment ky i cili nuk ka shpëtuar nga tifozët, të cilët kanë shpërndarë vidion në kohë rekord duke bërë xhiron e rrjetit. "Lumë" komentesh “ironike” nga ana e tifozëve për Villareal pasi ky i fundit ka 15 vite që nuk ka marrë pjesë në Europa League.

Por reagime ka pasur dhe nga vetë lojtarët të cilët janë parë duke buzëqeshur me njëri-tjetrin. 

 

 

Poll

Lexo gjithashtu