Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

VIDEO/ U luajt në kushte të acarta, kampionët e Superligës “ndezin” në Champions

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ U luajt në kushte të acarta, kampionët e Superligës
Olympiacos


Dueli i sotëm mes Kairat Almaty dhe Olympiacos i cili ishte i vlefshëm për javën e 6-të të Champions League, u mbyll me fitoren 0-1 për ekipin grek. Loja nisi me “vrull” në pjesën e parë, dhe me shumë raste nga të dyja ekipet. Por nuk u dha asnjë rezultat në gola.

E gjitha rrjedha e ndeshjes ndyshoi kur sulmuesi, Gelson Martins gjeti rrugën për tek rrjeta dhe shënoi në minutën e 73-të.

Megjithatë një detaj i cili vlen të nënvizohet, janë kushtet atmosferike me të cilat të dyja ekipet duhet të përballeshin. Kjo pasi ndeshja u luajt në temperaturat e “acarta”, -21 gradë celcius.   

Sa i takon renditjes, me rezultatin e sotëm Olympiacos është në vendin e 26-të, me 5 pikë. Ndërsa kazakët e Kairat Almaty janë në vendin e parafundit me 1 pikë.

 

Poll

Lexo gjithashtu