Champions League hapi sot raundi ne dytë të fazës së ligës me 2 ndeshjet e orës 18:45. Vëmendja ishte në Gjermani aty ku Stuttgarti priste Sparta Pragën e shqiptarëve.
Barazim 1-1 me të dy golat që u shënuan në pjesën e parë nga Millot e Kairinen që u japin nga 1 pikë skuadrave të tyre. Qazim Laçi dhe Albion Rrahmani e nisën si titullar sfidën duke u zëvendësuar në pjesën e dytë, ndërsa Ermal Krasniqi hyri nga stoli. Sparta shkon në kuotën e 4 pikëve dhe sfidën e rradhës e ka ndaj Manchester City në Angli.
Vazhdon ‘mrekullia’ e Stade Brest e cila arrin fitoren e dytë në po kaq ndeshje në historinë e tyre në Champions League. Ekipi modest francez shkëlqeu duke mposhtur me rezultatin e thellë 0-4 Salzburgun në transfertë dhe shkon në kuotën e 6 pikëve të plota në vendin e parë. Ndeshja e rradhës për ta do të jetë ndaj Leverkusen në ‘BayArena’.
Stuttgart 1-1 Sparta Prague