Kanë përfunduar 2 takimet hapëse të ditës së sotme në Champions League. Rezultatet kanë qenë surprizuese duke parë formën e ekipeve dhe nivelet.
Shakhtari, i cili dukej se nuk ishte më ai i dikurshmi që frikësonte në Europë ka mundur 2-1 skuadrën zviceriane të Young Boys. “Helvetët” u futën në këtë kompeticion me shumë bujë pasi eliminuan Galatasarayn e milionave, po nuk po paraqiten si në kampionatin vendas që e dominojnë prej vitesh. Goli i avantazhit i shqiptarit Kastriot Imeri në të 27-ën nuk ka mjaftuar për fitoren e as për një pikë, madje.
Club Brugge është fortesë e hekurtë në shtëpi e këtë e tregoi ndaj Unai Emery. Martinez që shquhet për pritjen e penaltive nuk qe në gjendje të ndalte golin e kapitenit Vanaken, i cili i dha 3 pikët njërit prej klubeve më me emër në Belgjikë.
Goli i Kastriot Imerit
Goli i parë i Shakhtar
Goli i dytë i Shakhtar
Goli i Club Brugge