Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

VIDEO/ Mbappe “makineri” golash, Gjimshiti ndër më të mirët te Atalanta

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Mbappe “makineri” golash, Gjimshiti ndër më të
Mbappe dhe Gjimshiti

Pas humbjes në derbi ndaj Atletico Madrid, Reali është kundërpërgjigjur në Champions League ndaj Kairat Almaty, duke fituar në transfertën kazake me “manita” (5 – 0). Sulmuesi kryesor te “Galaktikët” Kylian Mbappe shënoi 3 gola, konkretisht në minutat 25’, 52’ dhe 74’.

Finalizimet e tjera kanë ardhur nga Camavinga dhe Brahim Diaz. Pas dy javësh në Champions, Reali grumbullon 6 pikë. Në orën 18:45 është luajtur në Bergamo takimi Atalanta – Club Brugge. Ekipi belg kaloi në avantazh me Tzolis (38’). Në pjesë e dytë erdhi përmbysja e madhe prej Atalantës.

Në minutën e 74 Samardzic barazoi shifrat përmes penalltisë, kurse goli i fitores u shënua pranë fundit me Pasalic. Mbrojtësi i Kombëtares Berat Gjimshit ishtë një nga më të mirët në fushë, i vlerësuar sipas “SofaScore” me notën 7.8  

Kairat Almaty - Real Madrid

  

Poll

Lexo gjithashtu