
Redon Xhixha
Redon Xhixha ka shënuar në favor të Qarabag, që fitoi 2-7 përballë Ludogorets. Kjo sfidë dërgoi azerbajxhanasit në turin final kualifikues të Champions League. Kështu mund të shpresojnë për një vend në grupe.
Xhixha u aktivizua në minutën e 106, kur filloi dhe pjesa e dytë e “extra-time”. Goli nga këmbët e sulmuesit shqiptar erdhi 5 minuta më pas. Xhixha i soli fat skuadrës së tij, që shënoi dhe 2 herë të tjera para mbylljes së gjithë takimit.
Fitore e madhe kjo për Qarabag, që përmbysi humbjen e sfidës së parë në shtëpi 1-2. Tashmë Ludogorets do të luajë në turin final kualifikues të Europa League.
Goli i Redon Xhixhës:
Poll