Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë goditi ditën e sotme Portugalinë. Lëkundjet krijuan panik në sallën ku do të mbahej konferenca e trajnerit të Benficas, Bruno Lage, në Seixal.
Epiqendra e tërmetit ishte 14 kilometra larg vendit ku po mbahej konferenca, por lëkundjen u ndienë shumë. Në momentin që tërmeti ra, trajneri ishte rrugës për t’u futur në sallë, ndërsa aty ndodheshin gazetarë të shumtë.
Pasi lëkundjet u ndalën, konferenca e trajnerit Lage u zhvillua normalisht.
Kujtojmë se Benfica do të luajë mbrëmjen e nesërme përballë Moncaos sfidën e kthimit në “play-off” të Champions League. Ndeshja e parë u fitua 1-0 nga gjigantët portugezë.
UN TERREMOTO ANTES DE LA CONFERENCIA ????
— Diario Olé (@DiarioOle) February 17, 2025
????️ Bruno Lage, DT del Benfica, iba camino a la sala de prensa cuando un sismo de 4,8 grados, que tuvo su epicentro a 14 kilómetros de Seixal, asustó a todos pic.twitter.com/cMCnwArHVO