Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

VIDEO/ Fitore e pastër me Kristjan Asllanin në fushë, Inter mposht Feyenoord dhe i afrohet çerekfinales

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Fitore e pastër me Kristjan Asllanin në fushë, Inter
Inter

Inter ka fituar në transfertë përballë Feyenoord, ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/16-ave të Champions League. Sfida e zhvilluar në stadiumin “De Kuip”, përfundoi 0-2 në favor të miqve.

Marcus Thuram dhe Lautaro Martinez ishin autorët e golave për zikaltërit në këtë fitore mjaft të rëndësishme. Ndërsa mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani ishte titullar në këtë ndeshje, teksa u zëvendësua në minutën e 81’ nga Calhanoglu.

Me këtë fitore, Inter është afruar shumë me fazën çerekfinale të Champions League. Sfida e kthimit mes Inter dhe Feyenoord do të luhet më datë 14 mars në stadiumin “San Siro”.

Golat e ndeshjes:

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga