
Champions League ka njohur sonte 3 skuadra që do jenë pjesë e saj këtë sezon. Bëhet fjalë për Spartën e Pragës, RB Salzburg dhe Young Boys. Skuadrat që u eleminuan dhe duhet të vazhdojnë në Europa League janë Malmo, Dynamo Kyiv dhe Galatasaray.
Albion Rrahmani ka shënuar në debutimin e tij me Spartën e Pragës. Këto të fundit kanë siguruar dhe grupet e Champions League, pasi mposhtën 2 me 0 Malmon.
Në sfidën e parë të vlefshme për "play-off" kishin fituar po me të njëjtin rezultat në transfertë. Rrahmani e gjeti rrugën e rrjetës pikërisht në minutën e 83-të.
Kjo është dhe ndeshja debutuese për sulmuesin shqiptar, që u aktivizua në minutën e 70-të. Kujtojmë se te ekipi çek luajnë dhe Qazim Laçin, Ermald Krasniqi dhe Indrit Tuci. Laçi e nisi titullar, ndërsa Krasniqi u fut në fushë kur luhej minuta e 88-të.
Kështu çekët e mbyllën sfidën me plot 3 lojtarë shqiptarë në fushë.
Goli i Albion Rrahmanit: