Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

VIDEO/ E PAZAKONTË në Champions League! Mbrojtësi anglez lë nam dhe shkakton penalltinë QESHARAKE

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ E PAZAKONTË në Champions League! Mbrojtësi anglez lë
Momenti i Tyrone Mings

Aston Villa u mposht ditën e sotme 1-0 në transfertën belge përballë Club Brugge. Sfida e vlefshme për raundin e 4-të të Champions League, nuk shkoi mirë për klubin anglez.

Madje, golin e pësuan për fajin e tyre. Ishte qendërmbrojtësi anglez, Tyrone Mings i cili falë gafës së tij qesharake, i fali një penallti të pazakontë skuadrës kundërshtare.

Në momentin që portieri i Villa, Emiliano Martinez pasoi topin te Mings, ky i fundit e preku atë me dorë. I pavënendshëm nëse kishte nisur loja apo jo, arbitri nuk e fali këtë moment dhe akordoi penallti.

Pikërisht kjo e fundit ishte ajo ç’ka i shkaktoi disfatën ekipit të Aston Villa, ndërsa mbrojtësi Mings po bëhet “meme” në rrjetet sociale.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga