
Barcelona është treguar e pamëshirshme ndaj Olympicos, java e 3-të në Champions League. Të besuarit e Hansi Flick e mbyllën pjesën e parë me shifrat 2 – 0, dopietë e Fermin Lopez.
Në fillimin e 45 minutave të dyta, “rekordmenët” e Greqisë sollën frikë në kampin e spanjollëve, duke ngushtuar shifrat përkohësisht me El Kaabi. Por kartoni i kuq prej Hezze në minutën e 57 ndryshoi rrjedhën e lojës. Ky episod ia bëri më të lehtë detyrën Barçës.
Lamine Yamal gjeti rrugën e rrjetës nga penalltia në të 68 minuta, ndërsa pak momente më vonë Fermin Lopez konkretizoi trigolëshin. Ndeshje për t’u duartrokitur zhvilloi edhe Marcus Rashofd, dy gola. Sfida e radhës për Barcelonën është kundër Realit në La Liga, ditën e shtunë. Në takimin tjetër mes Kairat Amaty – Pafos u nda në “paqe”, 0 – 0.