
Marco Asensio / Club Brugge 1-3 Aston Villa
Aston Villa ka triumfuar në transfertë përballë Club Brugge në ndeshjen e parë të 1/16-ave të Champions League. Sfida e zhvilluar në Belgjikë, përfundoi 1-3 në favor të miqve.
Ekipi anglez gjeti rrugën e rrjetës me Leon Bailey, autogolin e Mechele si dhe golin me 11-metërsh nga sulmuesi spanjoll, Marco Asensio. Në krahun tjetër, golin e vetëm për belgët e shënoi De Cuyper.
Një fitore mjaft e rëndësishme për Aston Villa, të cilët tashmë janë shumë afër kualifikimit në çerekfinale. Kujtojmë se ndeshja e kthimit mes këtyre dy ekipeve do zhvillohet më 12 mars, duke nisur nga ora 21:00.
Golat e ndeshjes:
Poll