
Milan shënon fitoren e parë pas tre xhirove në Champions League.
Italianët arritën të triumfonin me shifrat komode 3-1 ndaj Club Brugge. Kuqezinjtë përfituan nga superioriteti numerik, me belgët që mbeten me 10 lojtarë në minutën e 40-të, pas kartonit të kuq të Onyedika.
Hero për skuadrën kuqezi ishte Reijnders me një dopietë golash, teksa llogaritë i hapi Pulisic. Falë kësaj fitoreje, Milan ngjitet në kuotën e 3 pikëve, ndërsa për Brugge kjo ishte humbja e dytë.
Fitore e thellë e Monaco. Francezët nuk hasën aspak problem ndaj serbëve të Crvena Zvezdës. Skuadra nga Principata fitoi 5-1 për tu ngjitur në kuotën e 7 pikëve.
Ndërkohë, Crvena pëson humbjen e tretë në po kaq sfida dhe minimizon mundësitë e kualifikimit mes 24 skuadrave më të mira të kompeticionit.
Goli i Club Brugge
Goli i Reijnders
Goli i Reijnders
Goli i Christian Pulisiç