Atalanta - Dortmund
Atalanta ia ka dalë të marrë një kualifikim të “çmendur” kundër Borussia Dortmund, e përfunduar 4 – 1 për bergamskët. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 2 – 0 për italianët, teksa rrugën e rrjetës e gjetën Scamaça dhe Zappacosta.
Në fraksionin e dytë të lojës, Pasalic i dërgoi shifrat 3 – 0, minuta e 57-të. Skuadra gjermane u “zgjua” në minutën e 75-të, gol me Karim Adeyemi.
Por në limite, Dortmund shkaktoi penallti të çuditshme dhe më pas Samardzic e kthen në gol, duke i dhënë kualifikimin Atalantës. Në minutat e fundit, u integrua në lojë edhe mbrojtësi i Kombëtares Berat Gjimshiti.
Poll
