Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

VIDEO/ PSG bën të PAPRITURËN në Champions League, eliminon Liverpool dhe kalon në çerekfinale bashkë me Bayern e Inter

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ PSG bën të PAPRITURËN në Champions League, eliminon
PSG

Kanë përfunduar 3 ndeshjet e orës 21:00 të mbrëmjes së sotme të UEFA Champions League. Këto sfida dhuruar spektakël dhe 6 gola.

Bayern Munich fitoi edhe ndeshjen e dytë përballë Leverkusen, duke triumfuar 2-0 në transfertë. Kujtojmë se sfida e parë mes këtyre dy ekipeve kishte përfunduar me rezultatin 3-0 në favor të bavarezëve.

Edhe Inter fitoi 2-1 përballë Feyenoord, pasi kishte fituar ndeshjen e parë 2-0. Kundërshtari i Inter, do të jetë pikërisht Bayern Munich dhe kështu është vendosur çifti i parë çerekfinal në Champions.

Ndërkohë sfida mes Liverpool dhe PSG u vendos në “ruletën” e penalltive. Paris Saint-Germain fitoi 120 minuta lojë me rezultatin 0-1, ashtu siç fitoi në ndeshjen e parë Liverpol dhe kështu skuadrat iu drejtuan 11-metërshave.

Aty, parizienët u treguan më të saktë dhe triumfuan me rezultatin 4-1. Donnaruma ishte protagonist absolut, duke pritur 2 penallti të “The Reds”.

Bayer Leverkusen 0 – 2 Bayern Munich (0-5) (Kane 52', Davies 71')

Goli i Davies

Goli i Kane

Inter 2 – 1 Feyenoord (4-1) (Thuram 8', Calhanoglu 51' / Moder 42')

Goli i Calhanoglu

Goli i Moder

Goli i Thuram

Liverpool 0 – 1 PSG (1-1) (Dembele 12')

Goli i Dembele

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga