Falë fitores 1-0 ndaj Arsenalit, Interi arriti fitoren e tretë të sezonit në Champions League. Fitore e vulosur nga Calhanoglu, duke shtuar tre pikët vendimtare në garën për në 1/16.
Kjo fazë e kompeticionit është veçanërisht e rëndësishme për klubin, jo vetëm nga pikëpamja sportive, por edhe nga ana financiare.
Duke pasur parasysh formatin e ri të Ligës së Kampionëve, i cili ka rritur të ardhurat e përgjithshme të kompeticionit në 2.5 miliardë euro.
Pjesëmarrja e Interit në Ligën e Kampionëve përfaqëson një burim të rëndësishëm të ardhurash, të shpërndara midis bonuseve të pjesëmarrjes, bonuseve të performancës dhe komponentëve të rinj ekonomikë të prezantuar këtë vit.
Deri më tani, Inter ka grumbulluar në total mbi 60 milionë euro të ardhura, duke përjashtuar këtu ato nga shitja e biletave. Rol vendimtar ka luajtur edhe Kristjan Asllani. Mesfushori luajti për 20 minuta ndaj Arsenalit, duke ndihmuar ekipin të menaxhojë fitoren.