Bayern Munich do të luajë më 10 dhjetor në transfertë përballë Shakhtart Donetsk në Champions League. Për shkak të situatës së luftës, Shakhtari i luan ndeshjet pritësi në Schalke, në stadiumin “Veltins Arena”.
Megjithatë, një lajm aspak i mirë ka ardhur për bavarezët. Tifozët e këtyre të fundit kanë vendosur që të bojkotojnë ndeshjen. Dhe shkak për këtë vendim drastik janë bërë çmimet e biletave.
Më parë në këtë stadium është paguar 28 euro për biletë. Ndërsa për Bayernin, çmimi nga UEFA është rritur në 105 euro. Kjo ka bërë që tifogrupi ultrasi i bavarezëve, “Sudkurve Munchen” të njoftojë bojkotin.
Poll
Lexo gjithashtu
CHAMPIONS LEAGUE
Interi 'tremb' këdo, 'zikaltërit' në gjurmët e tripletës
CHAMPIONS LEAGUE