
Pasi eliminuan Milanin në fazën e Play Off-it, Feyenoord do të presë nesër Interin në Rotterdam. Zikaltrit janë një kundërshtar edhe më i hidhur se ekipi kuqezi i Milanos. Në prag të kësaj sfide të rëndësishme, trajneri Robin Van Persie ka dalë në konferencë për shtyp.
“Nesër do të përjetoj magjinë e “De Kuip”. Mezi pres, do të jetë hera ime e parë në Champions League si trajner. Lojtarët e mi janë në formë të mirë, janë gati.
Ndyshimi si trajner dhe lojtar? Është një botë krejtësisht ndryshe. Si lojtar, gjëja më e rëndësishme është të qëndrosh në formë dhe të bësh mirë në fushë. Si trajner duhet të menaxhosh të gjitha këto procese në të njëjtën kohë dhe e gjen veten në shumë botë të ndryshme në të njëjtën ditë.
A do të jetë Paixao në nivel të lartë? Sigurisht që është e mundur, e pamë kundër Walker. Si fizikisht dhe ashtu mendërisht ai ka potencial për të luajtur në një nivel më të lartë se Feyenoord. Paixao është i gatshëm të mësojë dhe e shpreh me gëzim.”, u shpreh Van Persie.