Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Sulmuesi i Arsenalit "humb toruan" pas sfidës me Atleticon, "shuplaka" ndaj kundërshtarit mund t'i kushtojë shtrenjtë

Shkruar nga NEWSPORT
Sulmuesi i Arsenalit "humb toruan" pas sfidës me Atleticon,
Bukayo Saka dhe Gabriel Jesus

Arsenali u kualifikua në finalen e UEFA Champions League pasi mposhti minimalisht 1-0 Atletico Madrid në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinaleve, duke përfituar dhe nga barazimi në aktin e parë.

"Topçinjtë" treguan më shumë vendosmëri dhe dëshirë për të fituar takimin dhe ishin më të qartë në metrat e fundit, prej nga ku erdhi dhe goli i Bukayo Saka, sulmuesi i cili shënoi të vetmin e sfidës dhe që vulosi përfundimisht "biletën" drejt Budapestit, ku londinezët do të masin forcat përballë Paris Saint-Germain.

Sulmuesi i Arsenalit "humb toruan" pas sfidës me Atleticon,
Gabriel Jesus

Sakaq, zhvillime të rëndësishme po ndiqen në kampin e Arsenalit, pasi Gabriel Jesus mund ta pësojë keq me sjelljen e treguar në fushë pas vërshëllimës së fundit të kryesorit, duke rrezikuar seriozisht dhe pjesëmarrjen në këtë finale.

Sulmuesi brazilian goditi me shuplakë mbrojtësin e spanjollëve, Marc Publik, çfarë solli dhe "konfrontimin" fizik mes lojtarëve. Një gjest aspak i përshtatshëm dhe që mund t'i kushtojë shtrenjtë lojtarit që do të privohej nga mundësia për të luajtur më 30 maj. 

Poll

Lexo gjithashtu