
UEFA ka marrë vendimin e rëndësishëm për ndeshjen e raundit të 3-të të Champions League, atë mes Napolit dhe Eintracht Frankfurt.
Tifozët e skuadrës gjemane e kanë të ndaluar të udhëtojnë në Itali, duke marrë parasysh incidentet e ndodhura në vitin 2023 dhe trazirat që sollën në qytetin napoletan. Më parë skuadra e Eintracht kishte dorëzuar në UEFA një kërkesë që ndeshja të luhej në një stadium neutral si pasojë e mungesës së kushteve organizative nga italianët.
Pas rishqyrtimit të saj, UEFA e hodhi poshtë kërkesën dhe ndeshja do të luhet normalisht aty ku ishte vendosur më parë.
Një vendim që “dhemb” në kampin gjerman, të cilët do të luajnë në një transfertë të vështirë pa “armën” e tyre më të fortë, tifozët "kuqezi" që gjithmonë kanë qenë shqetësim për çdo skuadër që ka luajtur ndaj Frankfurtit.