Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

U rrëzua me biçikletë dhe nuk do drejtojë dot ekipin, Enrique: PSG sërish kampion? Sigurisht, ky është qëllimi ynë

Shkruar nga NEWSPORT
U rrëzua me biçikletë dhe nuk do drejtojë dot ekipin,
Luis Enrique

Paris Saint-Germain do të rikthehet nesër në Champions League si kampion në fuqi. Gjiganti i Francës do të presë nesër në mbrëmje Atalantën në stadiumin “Parc des Princes”.

Në prag të këtij takimi të rëndësishëm, trajenri i PSG-së Luis Enrique ka dalë në konferencë për shtyp. Kujtojmë se ky i fundit nuk do të drejtojë ekipin, pasi pësoi një aksident me biçikletë dhe kreu një operacion.

“Ndihem shumë mirë, jam në formën time më të mirë. Nesër duhe të vendos se nga do ta shikoj ndeshjen, qoftë nga stoli apo nga tribunat. Në tribunë është një pozicion i mrekullueshëm për një trajner. Gjithmonë më ka pëlqyer ta shikoj ndeshjen nga lart dhe ndoshta mund të hyj në fushë në pjesën e dytë.

Dembele dhe Kvaratskhelia?

Nuk dihet ende nëse do të jenë të disponueshëm. Kvaratskhelia pësoi një dëmtim shumë të keq në ndeshjen e fundit. Duhet të vendosim nesër, disa situata janë normale në futboll.

A do të jetë PSG kampion për të dytin vit radhazi?

Sigurisht, ky është qëllimi ynë. Ne bëmë histori vitin e kaluar. Për një klub si ky, me këta tifozë, me lojtarë të tillë, qëllimi është ta fitojmë përsëri”, u shpreh Luis Enrique.

Poll

Lexo gjithashtu