
Hansi Flick
Barcelona u mposht mbrëmjen e djeshme nga PSG në raundin e dytë të fazës së grupeve në Champions League. Parizienët triumfuan me përmbysje 2-1 ndaj katalanasve.
Pas kësaj disfate ka folur Hansi Flick. Timonieri i blaugranave ka pranuar dominimin e francezve, ndërsa ka nënvizuar se Barça nuk është në nivelin e tyre.
“Që nga sot, nuk mund të themi se jemi në të njëjtin nivel me PSG-në. Por, unë besoj te skuadra ime. Në këtë ndeshje, nuk e treguam veten nga ana jonë më e mire. Humbëm, por duam të kthehemi në nivelin tonë, kështu që duhet të stërvitemi dhe të përmirësohemi. Le të shohim se çfarë bëmë gabim”, ka deklaruar Flick.
Poll