Chelsea u mposht mbrëmjen e djeshme nga skuadra e Atalantës, me skuadrat që u përballën në Champions League. Italianët fituan 2-1 ndaj anglezve, duke bërë që këto të fundit të largohen pa pikë drejt Londrës.
Pas kësaj disfate ka folur për mediat Enzo Maresca. Timonieri i “Bluve” ka gjetur fajtorin, teksa ka deklaruar se skuadra po luan çdo ditë. Ndër të tjera ka nënvizuar se kjo po i bën lojtarët të vuajnë.
“Në pjesën e parë e kontrollonim ndeshjen. Pas golit që pësuam humbëm pak kontrollin e lojës. Po luajmë çdo dy ditë dhe ndoshta duket sikur po vuajmë pak.
Ne thjesht duam të fitojmë sa më shpejt të jetë e mundur. U përpoqëm të ishim agresivë, por kur pësuam për 1-1, ndoshta dinamika e ndeshjes ndryshoi pak”, ka theksuar Maresca.
