Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“Tre humbjet nuk e hedhin poshtë punën e djemve”, Inzaghi para Barcelonës: Duhet të jemi të mirë për këtë kundërshtar të shkëlqyer

Shkruar nga NEWSPORT
“Tre humbjet nuk e hedhin poshtë punën e djemve”, Inzaghi
Simone Inzaghi

Interi do të udhëtojë nesër në një transfertë të vështirë në Barcelonë për sfidën e parë gjysmëfinale të Champions League. Në prag të kësaj sfide trajneri i zikaltërve, Simone Inzaghi doli në konferencë për shtyp për mediat, duke treguar se janë entuziaztë dhe gati për katalanasit.

“Djemtë kanë bërë diçka të jashtëzakonshme deri më tani, java e fundit nuk e fshin punën e bërë në katër vjet, me kaq shumë rreziqe dhe kaq shumë qartësi nga klubi. Në tre ndeshjet e fundit duhej të bënim më mirë, por pas katër vitesh jemi këtu duke garuar për të gjitha objektivat.

Nuk do të më dëgjoni kurrë të flas keq për djemtë e mi ose për klubin, falë tyre ne kemi arritur të bëjmë mirë në këto vite, duke shkuar përtej çdo pritshmërie.

A është ky momenti më i vështirë në stolin e Interit? Kur luan në një gjysmëfinale të Championsit nuk është momenti më i vështirë. Ka entuziazëm, pastaj vijmë nga një javë e keqe dhe nesër do të duhet të jemi të mirë në gjithçka për të mposhtur një kundërshtar të shkëlqyer”, u shpreh tekniku i Interit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga