
Në prag të javës së 6-të të Champions League që starton nesër me nëntë përballje interesante, një prej tyre e cila është Bayer Leverkusen-Inter.
Përpara sfidës së rëndësishme kundër zikaltërve, trajneri i “aspirinave” Xabi Alonso ka dalë në konferencë për shtyp për mediat.
“Interi është një nga skuadrat më të forta në Europë momentalisht. Shpresojmë të jemi gati për sfidën e nesërme. Kemi vetëm tre humbje në 75 ndeshjet e fundit? Të mos e themi me zë të lartë.
Objektivi ynë është të kualifikohemi në 8 më të mirat e Champions League, kemi gjithçka në dorë për ta bërë këtë. Patrick Schick është gati në formën e tij optimale.
Nesër në mëngjes do të shohim sërish nësë do jetë në gjendje të luajë nga fillimi ose gjatë ndeshjes.
E ardhmja ime? Nuk po mbyll asnjë derë mbi të ardhmen time. Për momentin, fokusi im është tërësisht te Bayer Leverkusen.” – u shpreh Xabi Alonso.