
Dortmund luan kundër Real Madrid më 1 qershor ora 21:00. Klubi gjerman ka mundësinë për të fituar Champions League, ndërsa në finale duhen mposhtur madrilenët.
Për këtë trajneri i Dortmund duket më i motivuar se kurrë. Edin Terzic ka motivuar më shumë tifozët duke thënë se nuk janë në Angli për të luajtur, por për të fituar.
"Është një finale dhe ne nuk jemi këtu vetëm për ta luajtur, por për ta fituar atë.
Jemi jo favoritët? Ne ishim edhe në grupin e vdekjes (me Milan, PSG dhe Neëcastle), ishim edhe kundër Atleticos, ishim edhe kundër PSG-së në gjysmëfinale. Ne nuk do të dalim në fushë vetëm për ta bërë Realin të fitojë një tjetër trofe.
Kemi besim se do të luajmë një ndeshje të mirë nesër. Jemi stërvitur shumë mirë së fundmi dhe kjo është arsyeja pse jemi ulur këtu, duke pritur me padurim ndeshjen e nesërme”, u shpreh Terzic