
Real Madrid është kampion i Europës për herë të 15-të në histori. Madrilenët triumfuan 2 me 0 në finalen e Champions League përballë Borussia Dortmund.
Pas ndeshjes në Wembley foli Edin Terzic. Trajneri i Dortmund u shpreh i zhgënjyer me rezultatin, teksa i dha meritat e duhura kundërshtarëve të Realit.
“Ne bëmë një paraqitje të shkëlqyer dhe mendoj se merituam më shumë se humbja 2-0. Që në sekondën e parë i treguam gjithë botës se nuk ishim këtu thjesht për të luajtur një finale, por për ta fituar atë.
Ne bëmë kaq shumë gjëra siç duhet, por ata ishin të ftohtë në momentin e duhur, gjë që na mungonte sot.
Përsa i përket performancës, ne treguam një lojë të shkëlqyer, por zbuluam gjithashtu pse ata sapo u bënë kampionë evropianë për herë të 15-të.
Ata kanë qenë shumë efektivë dhe kjo është diçka që na ka munguar. Ishim shumë afër dhe na mungonin gjëra të vogla. Urime për ta. Për të mbajtur këtë lloj urie për të shkuar dhe për ta fituar përsëri, e shihni pse ata janë kampionët e vërtetë”, u shpreh Terzic.