Milan fitoi mbrëmjen e djeshme përballë Crvena zvezdës në ndeshjen e vlefshme për raundin e 6-të të Champions League. Sfida e zhvilluar në stadiumin “San Siro”, përfundoi 2-1 në favor të vendasve.
Pas kësaj sfide, trajneir Paulo Fonseca u shpreh shumë i shqetësuar me ekipin. Ai tha se lojtarët një ditë bëjnë mirë, ndërsa ditën tjetër nuk e di se çfarë ndodh. Të njëjtin mendim me teknikun portugez, ka ndarë edhe qendërmbrojtësi i kuqezinjve, Malick Thiaw.
“Jam dakord me Fonsecan. Ishte një ndeshje e vështirë dhe ne nuk bëmë atë që donim. Ishte e vështirë për të luajtur si me top dhe pa top. Ne luajtëm pa agresivitet, duke lënë 2-3 mundësi për kundërshtarin. Siç tha dhe trajneri, një ditë bëjmë mirë, tjetrën nuk e di se çfarë ndodh”, është shprhur Thiaw.