Real Madrid mori një fitore të rëndësishme mbrëmjen e djeshme ndaj Atalantës. Skuadra e Carlo Ancelottit triumfoi 3-2 ndaj italianëve në transfertë.
Në këtë sfidë u dëmtua edhe Kylian Mbappe, të cilin siç duket në këtë sezon vazhdon ta ndjekë “fati” i keq. Ancelotti ka theksuar se të fitosh në Bergamo është shumë e vështirë dhe skuadra bëri një lojë të mirë, teksa ndër të tjera ka zbuluar edhe gjendjen e sulmuesit francez.
“Të fitosh këtu në Bergamo nuk është e lehtë, ne vuajtëm. Ne luajtëm shumë mirë kur filloi pjesa e dytë dhe shënuam dy gola.
Atalanta po bënte presion, por ne e nisëm mirë pjesën e dytë. Jemi shumë të lumtur. Kemi luajtur futbollin tonë më të mirë.
Mbappe? Dëmtimi i Kylian Mbappe nuk duket serioz. Është një mbingarkesë”, ka përfunduar italiani.