
Bayern Munich dhe Real Madrid barazuan mbrëmjen e djeshme, në ndeshjen e parë, të vlefshme për gjysmëfinalet e Champions League. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Allianz Arena”, përfundoi me rezultatin 2-2.
Si pas çdo ndeshje, edhe mbrëmë pas përfundimit në 90 minutave, dolën duke folur para mediave lojtarë të ndryshëm. Por sigurisht intervista që ra në sy, ishte ajo e sulmuesit gjerman, Thomas Muller.
Gjatë kohës që ky i fundit po fliste, pranë tij u afrua mesfushori i Real Madrid, Aurélien Tchouaméni. Në momentin që francezi shkoi pranë Muller, sulmuesi i Bayern nuk i kurseu batuat, gjë të cilën e ka në ADN.
“Po përgjon taktikat e ndeshjes së kthimit”, tha Thomas Muller, batutë e cila shkaktoi të qeshura në studio, aty ku ishin dy ish-futbollistët e njohur, tashmë analistë, Thierry Henry dhe Jamie Carragher.
@cbssportsgolazo Thomas Muller ???? Aurélien Tchouaméni Game respect game ???? #UCLToday #UCL #championsleague #thomasmuller #muller #aurelientchouameni ♬ original sound - CBS Sports Golazo