Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Taktika "dinake" që i mundësoi finalen, Enrique i falet mbrojtjes pas kualifikimit dhe "paralajmëron" Arsenalin: Askush më të mirë se ne!

Shkruar nga NEWSPORT
Taktika "dinake" që i mundësoi finalen, Enrique i falet
Luis Enrique

Paris Saint-Germain e mbylli në barazimin 1-1 ndeshjen e kthimit përballë Bayern Munich, e luajtur në stadiumin “Allianz Arena”, rezultat ky që i mundësoi dhe finalen e madhe drejt Budapestit.

Një ndeshje me tension të lartë, këmbëngulje nga të dyja palët dhe me kujdes të theksuar në vijën e mbrojtjes, sidomos në radhët e parizienëve. Këtë e pranon edhe vetë trajneri Luis Enrique, i cili u shpreh pas përfundimit të sfidës se djemtë kryen me sukses detyrat e tyre.

“Në fushë treguam se si mund të mbrojmë në një bllok të ulët dhe ia dolëm. Nuk është në stilin tonë për të luajtur kështu, por ne e bëmë. Ishte bukur t’i shihja lojtarët me këtë ndjesi mentaliteti. E kemi përmirësuar goxha mbrojtjen tonë. Parizienët i pëlqejnë të luajnë futboll të bukur, të luftojnë dhe kjo është pjesë e filozofisë sonë”, tha fillimisht trajneri.

Tekniku spanjoll foli më pas për finalen që do ta luajnë përballë Arsenalit, duke risjellë në kujtesë deklaratat e bëra pas fazës së ligës, me formatin e ri të Championsit.

“Ju kam thënë se nuk shoh ndonjë ekip tjetër më të mirë se ne. Kritikët thanë se Parisi ndoshta nuk janë më të mirët, por unë kisha të drejtë. Arsenali është një nga ekipet më të mira këtë sezon, janë duke kaluar një vit të jashtëzakonshëm në Angli dhe janë po në finale, por unë besoj te skuadra ime dhe kjo është e rëndësishme për t’u nënvizuar”, përfundoi Enrique.

Kjo është dhe finalja e dytë radhazi që Paris Saint-Germain ka arritur në këtë kompeticion, duke shënuar një tjetër arritje historike dhe në sfidën që do të luajnë ndaj Arsenalit, do tentojnë të mbrojnë statusin e kampiones në fuqi.  

Poll

Lexo gjithashtu