Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“Ta rikthejmë Milanin aty ku thotë historia”, Conceicao thirrje tifozëve para Gironas: Shumë ndarje në këtë klub historik, duhet mbështetje

Shkruar nga NEWSPORT
“Ta rikthejmë Milanin aty ku thotë historia”, Conceicao
Sergio Conceicao

Trajneri i Milan, Sergio Conceicao ka folur në prag të ndeshjes së Champions League, ku ekipi i tij do të përballet me Girona në shtëpi. Si fillim, tekniku portugez thekson se kërkon mbështetjen maksimale të tifozëve, ndërsa më pas flet për momentin që po kalon Milan.

“Nesër kemi 12-13 lojtarë të ekipit të parë, 3 portierë dhe tre fëmijë: Camarda, Zeroli dhe Bartesaghi. Është gjithashtu një mesazh për tifozët, shpirtin e klubit. Në këtë moment jemi këtu, ata duhet të na mbështesin, duhet të jenë njeriu i dymbëdhjetë. I pari, në fakt, sepse vijnë ata pastaj gjithë të tjerët.

Më duhej ta thosha, e ndjej ta them. Unë shoh shumë ndarje në një klub historik. Është Milani ai që humbet, jo unë apo lojtarët. Tifozët e Milanit fillojnë të ndihen kuqezi ne moshën një vjeçare dhe janë tifozë të përjetshëm. Për mendimin tim është shumë e rëndësishme kjo gjë”, është shprehur fillimisht Sergio Conceicao.

Më mirë në Champions sesa në Serie A?

“Të jesh në kompeticionin më të mirë të klubeve në botë është një motivim i madh dhe skuadrat e mëdha si Milan, duhet të punojnë çdo vit për të qenë atje. Ne po punojmë që të jemi sërish pjesë e Champions Legue. Vitin e ardhshëm do të përpiqemi të vendosim Milan aty ku thotë historia. Nesër është një ndeshje shumë, shumë e rëndësishme”.

Keni pasur ndonjëherë mungesë të tillë konsistencë në karrierën tuaj?

“Më ka ndodhur edhe më keq se këtu te Milan. Pastaj ka kundërshtarë cilësorë dhe çdo ndeshje ka historinë e saj. Rezultati është ai që ka rëndësi. Pjesa e parë kundër Juventus ishte shumë, shumë pozitive, por në të dytën diçka na mungoi. Prej disa kohësh lojtarët janë të vetëdijshëm për këtë”.

Kujtojmë se ndeshja Milan – Girona do të zhvillohet këtë të mërkurë në stadiumin “San Siro”. Sfida e vlefshme për raundin e 7-të të Champions League, nis në orën 21:00.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga