
Vinicius Jr
Vinicius JR ishte një nga protagonistët kryesor në finalen përballë Borussia Dortmund. Real Madrid fitoi 2-0 dhe braziliani ishte autori i golit të dytë, i cili rezultoi vendimtar dhe vulosi sfidën.
Pikërisht për këtë gol dhe sezonin mjaft të mirë në Champions League, sulmuesi brazilian është shpërblyer. UEFA Champions League e ka shpallur Vinicius-in si lojtarin më të mirë të sezonit, duke i dhënë këtë çmim prestigjioz një lojtari që synon edhe “Topin e Artë”.
Kujtojmë që në këtë sezon që lamë pas, Vini ka luajtur 10 ndeshje në Ligën e Kampionëve. Në këto 10 sfida, 23-vjeçari ka shënuar 6 gola dhe ka asistuar në 5 të tjerë.
View this post on Instagram
Poll