Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Spikat dueli PSG- Liverpool dhe Bayern - Leverkusen, në fushë zbresin edhe Interi i Asllanit dhe Barça (SFIDAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Spikat dueli PSG- Liverpool dhe Bayern - Leverkusen, në fushë zbresin
Champions League

Mbrëmja e sotme në Champions League do të jetë edhe më spektakolare se ajo e ditës së djeshme. Kjo pasi në program janë duele mjaft të luftuara për t’u zhvilluara në 2 orare të ndryshme.

Gjithçka do të ngre siparin me duelin mes Feyenoord dhe Interit. Kristjan Asllani me shokë do të synojnë fitoren ndaj holandezve, të cilët vetëm pak javë më parë eliminuan Milanin.

Ndërkohë në ornë 21:00 është rezervuar spektakli i vërtetë në këtë kompeticion. Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen do të sfidohen mes tyre në derbin gjerman. Një duel shumë i luftuar, ku mes tyre do të bëhen llogaritë e fazës “Play-Off”.

Një finale e parakohshme do të jetë edhe përballja mes PSG-së dhe Liverpool, e sfidën që luhet në Paris. Ndërkohë dueli i fundit por jo nga rëndësia është përballja mes Benficas dhe Barcelonës.

Spikat dueli PSG- Liverpool dhe Bayern - Leverkusen, në fushë zbresin
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga