
Skënderbeu U-19
Edhe pse u mendua se Skënderbeu U-19 nuk do impenjohej maksimalisht kundër Inter Escaldes, pas fitores 10 – 0 në transfertë të Champions League, nuk ndodhi kështu. “Ujqërit” fituan në Korçë me rezultatin e thellë 5 – 0.
Katër gola u shënuan që në pjesë e parë me Pinto (autogol), Nasto, Shkëmbi dhe Korçari. Në fraksionin e dytë të lojës pati kohë edhe për një tjetër finalizim nga Korçari përmes 11-metërshit.
Raundi i ardhshëm në Champions League U-19 i ka rezervuar ekipit korçarë Aston Villa, takim teje i vështirë. Ndeshja e parë do luhet në datën 22 tetor (Shqipëri), ndërsa ajo e kthimit në 5 nëntor.
Poll