Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

"Shpresojmë të kapim finalen", Luis Enrique: Duhet fitore ndaj Dortmundit, s'ka rëndësi sa gola shënojmë

Shkruar nga NEWSPORT
"Shpresojmë të kapim finalen", Luis Enrique: Duhet fitore
Luis Enrique

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique ka folur në prag të gjysmëfinales së dytë përballë Dortmund në Champions League. Tekniku spanjoll ka shumë besim te tifozët, duke shpresuar te kualifikimi në finale.

“Ne kemi garancinë absolute që tifozët do të jenë me ne. E pamë në Dortmund, ishte madhështore. Shpresoj që të festojmë arritjen në finale. E mirë di se çfarë ndeshje do të luajmë, por rezultati do të varet edhe nga qëndrimi i kundërshtarit”, tha Enrique.

Gjithashtu, trajneri i PSG-së thotë që qëllimi i vetëm është të fitojnë ndeshjen, pa pasur parasysh nëse e bëjnë atë me dy apo më shumë gola diferencë.

“Nëse rezultati ndryshon, qëndrimi do të ndryshojë, por mentaliteti ynë është të luajmë dhe të jemi më të mirë se kundërshtari. Qëllimi nuk është të fitojmë me 2 gola, por të fitojmë ndeshjen. Ne mund të shënojmë 2 gola në 3 minuta, por edhe mund të vuajmë. Duhet të përqendrohemi në sulm dhe mbrojtje, nëse shënojmë një gol, nuk ka rëndësi. Nëse shënojmë 2 gola shumë shpejt, kundërshtari do të duhet të reagojë”, shtoi më tej tekniku spanjoll.

Kujtojmë që sfida e kthimit mes PSG-së dhe Borussia Dortmund do të luhet të martën e 7 majit, në “Parc des Princes”, duke nisur nga ora 21:00. Sfida e parë mes këtyre dy skuadrave ka përfunduar me fitoren 1-0 të gjermanëve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga