Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“Shpejtësia më bëri përshtypje”, Spalletti elozhe Zhegrovës, nuk kursen as kritikat: Luante mirë në hapësirat e ngushta, humbi një rast

Shkruar nga NEWSPORT
“Shpejtësia më bëri përshtypje”, Spalletti
Luciano Spalletti - Edon Zhegrova

Juventusi nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Sporting Lisbonë mbrëmjen e djeshme. Duel i vlefshëm për grupet e Champions League.

Në këtë përballje pati minuta edhe për Edon Zhegrovën. Ky i fundit hyri si zëvendësues, teksa duket se ka fituar edhe besimin e Luciano Spallettit.

Timonieri i “Zonjës së Vjetër” ka theksuar se shqiptari i ka bërë shumë përshtypje, ndërsa luante shumë mirë në hapësirat e ngushta. Gjithashtu u shpreh se do ta ndihmojë shumë skuadrën në të ardhmen.

“Më bëri përshtypje shpejtësia e tij, është shumë i shpejtë në hapësira të ngushta. Kam folur edhe me mjekët, ata më kanë treguar se ka pak kohë që është rikthyer. Andaj, me kalimin e kohës dhe me stërvitje do të përmirësohet dhe do të na ofrojë zgjidhje.

Isha i zemëruar me Zhegrovën sepse ai e humbi një pasim për Davidin, sepse ua dhamë topin disa herë. Ne e fituam topin mbrapsht, ndërsa ua dhamë shumë herë”, ka theksuar italiani.

Poll

Lexo gjithashtu