Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“Shfryn” Ancelotti: Nuk më pëlqen ky format i Champions. City apo Celtic? Nuk dua anglezët, janë favoritë për të fituar trofeun

Shkruar nga NEWSPORT
“Shfryn” Ancelotti: Nuk më pëlqen ky format i Champions.
Carlo Ancelotti

Real Madrid është kualifikuar në fazën tjetër të Champions League. Fatkeqesisht për madrilenët edhe pse triumfuan 3-0 ndaj Brest nuk ia dolën të jenë mes 8 ekipeve më të mira, por do t’u duhet të luajnë në “Play-Off”.

Pas kësaj fitoreje ka folur Carlo Ancelotti. Ky i fundit ka theksuar se nuk është aspak i kënaqur me këtë formulë, ku duhet të luajnë shumë ndeshje. Ndërsa foli edhe për kundërshtarin e mundshëm në “Play-Off”, ku duhet të sfidojnë njërin prej ekipeve të Manchester City ose Seltic.

“Duhet të presim shortin. Nëse na bie City, do të jetë më e komplikuar, është e qartë. Jemi të lumtur për fitoren, na vjen keq që nuk u zgjuam më shpejt në këtë turne.

Cilin zgjedh mes City dhe Seltic? City ka më shumë shanse për të fituar Champions League, ky është realiteti. Ne nuk na pëlqen të luajmë kundër tyre.

Formati? Nuk më pëlqen, ka shumë ndeshje. Ideja ime e futbollit është që të ulet numri i ndeshjeve që të ulet edhe lodhja e futbollistëve”, ka deklaruar italiani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga